TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në territorin italian ku kanë humbur jetën mbi 9 mijë persona nga koronavirusi, punojnë dhe jetojnë edhe qindra mijëra shtetas shqiptarë.
Ditën e sotme ka humbur jetën nga COVID-19 edhe një 65-vjeçar shqiptar që jetonte në Romë. Pas infektimit nga koronavirusi ai nuk ka mundur t’i bëjë ballë kësaj lufte e për fat të keq ka humbur jetën.
Lajmin e ka bërë me dije bashkëshortja e të ndjerit, Anila e cila ndër të tjera shkruan se burri i saj kishte shumë humor, vullnet, i vendosur, dhe më një shpirt mjaft entuzianst.
LETRA
Miq të dashur, prindër e kolegë, me dhimbje të madhe ju informoj se nga COVID-19 humbi jetën bashkëshorti im Adrian.
Ishte një burrë dhe baba i dashur, djalë dhe vëlla i pazëvendësueshëm, një mik besnik për shumë, dhe një prind gjithmonë I gjendshëm dhe një koleg I ndershëm dhe içmuar.
Për mua ishte një burrë, shok, vëlla, mik, që më ka qëndruar pranë për 33 vite të lumtura me fëmijët tanë, Klevis e Davide. “
Është mësuar se shqiptari që vdiq në Itali nga virusi është Adrian Preza, ishte 65 vjeç, i martuar me dy fëmijë. Gjithashtu mësohet se ai kishte dalë në pension kohët e fudnit pas shumë vitesh pune pranë Organizatës Botërore të Ushqimit e Bujqësisë në Romë.
“Do kisha dashur që të jetoja me të dhe një udhëtim tjetër të gjatë me vendosmërinë e tij, forcën e vullnetit, pozitivitetin, ndershmërinë, përkushtimin, humorin, entuziazmin dhe shpirtin entuziast që do të vazhdojë të na mbështesë në jetët tona.