AKTUALITET, 28 Mars 2020, 13:47

Rritet numri i të shëruarve në personelin mjekësor, katër mjekë dhe infermierë “mundin” koronavirusin


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në rrjetin social “Facebook” ka shprehur mirënjohjen për stafin mjekësor që është në vijën e parë të luftës me koronavirusin.

Gjithashtu Manastirliu theksoi se pas testit të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik katër mjekë dhe infermierë janë shëruar, duke e çuar në 6 numrin e shëruar në personelin mjekësor në Tiranë dhe në Durrës.

Statusi:

#COVID-19

Shumë e kënaqur që edhe 4 mjekë dhe infermierë janë shëruar sot, pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik

Shkon në numri i personelit mjekësor të shëruar në Tiranë dhe Durrës

Deri tani qytetarë, mjekë dhe infermierë e kanë mundur COVID-19