TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një qytetar ka kërkuar leje në Policinë e Shtetit për të ardhur në Tiranë për të tërhequr nga morgu trupin e vëllait të tij, i cili ka humbur jetën nga koronavirusi.
Mësohet se qytetari është nga Fieri dhe vëllai i tij ka qenë viktima e 8 në vend nga pandemia globale. Autoritetet e policisë në Fier i kanë dhënë lejen e posaçme për të qarkulluar me makinë.
“Përshëndetje, Jam Shkëlqim X. Ju lutem dua të shkoj në Tiranë për të tërhequr trupin e vëllait tim që ndodhet në morgun e spitalit në Tiranë,”-lexohet në e-mailin që ai i ka dërguar Policisë.
Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar.
Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar.
12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!