AKTUALITET, 28 Mars 2020, 12:07

Koronavirusi, nuk ndryshon harta e përhapjes

Koronavirusi, nuk ndryshon harta e përhapjes


Vijon të rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në vend.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 11 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 197.

Në 24 orët e fundit janë testuar 79 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 1325 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 197 raste.

Harta e të prekurve nuk ndryshon.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

- Tiranë 113 raste

- Durrës 11 raste

- Lushnje 4 raste

- Elbasan 5 raste

- Rrogozhinë 2 raste

- Fier 21 raste

- Kavajë 4 raste

- Korçë 12 raste

- Vlorë 5 raste

- Shkodër 4 raste

- Lezhë 4 rast

- Berat 1 rast

- Has 2 raste

- Krujë 3 raste

-Tropojë 3 raste

- Pukë 3 raste.