TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Banesa e 72-vjeçares që humbi jetën nga koronovirusi mbrëmjen e kaluar qëndron e mbyllur dhe asnjë nuk duket në të. News 24 raporton se i vetmi që qëndron brenda banesës i ngujuar është bashkëshorti i të moshuarës i cili ditën e sotme pritet që të japë mostrat për herë të dytë nëse rezulton apo jo me koronavirus pasi e para rezultoi negative.
E moshuara ishte bashkëshortja e dytë e 75-vjeçarit ndërsa pak ditë më parë ata ishin kthyer nga Milano ku jeton djali i të moshuarit.
Gruaja pritet të varroset në një fshat të Fierit, pas kërkesës së të afërmve të saj për ta varrosur atje.
Përsa i përket bashkëshortit të saj i cili qëndron në karantinë, nuk ka paraqitur probleme shëndetësore deri tani ndërsa e moshuara është dërguar në gjendje të rëndë në urgjencën e Vlorës fillimisht dhe më pas në atë të Tiranës.