TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbardhet vendimi per dergimin e 30 mjekeve shqiptare ne Bergamo, si solidaritet me Italine ne luften me koronavirusin.
Vendimi i qeverise eshte botuar tashme ne Fletoren Zyratre, ku theksohet se pagesa e mjekeve do te behet nga buxheti i shtetit shqiptar.
Ja vendimi
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 35, të ligjit nr.10107, datë 30.3.2009, “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Dhënien e ndihmës me personel shëndetësor,mjekë dhe infermierë, në kushtet e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, Republikës së Italisë.
2. Shpërblimi i mjekëve dhe infermierëve, që dotë ofrojnë shërbim shëndetësor sipas pikës 1, të këtij vendimi, do të jetë në vlerën 3 000 (tre mijë) euro në muaj për mjekët dhe 2500 (dy mijë e pesëqind) euro në muaj për infermierët.
3. Fondi prej 11 000 000 (njëmbëdhjetë milionë)lekësh për shpërblimin e personelit shëndetësor, mjekë dhe infermierë, sipas pikës 2, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020.
4. Ministria e Shëndetësië dhe Mbrojtjes Socialetë bëjë përzgjedhjen e mjekëve dhe infermierëve.
5. Ministria e Shëndetësisë dhe MbrojtjësSociale dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të marrin të gjitha masat për të siguruar transportin e personelit shëndetësor, mjekë dhe infermierë, drejt Italisë.
6. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dheMbrojtjes Sociale, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
Lexo edhe:Shqipëria dërgon 30 mjekë në Bergamo, Rama: Nuk e shoh dot Italinë në vështirësi!