AKTUALITET, 23 Janar 2019, 09:37

Rikthehen reshjet e dëborës, izolohen disa fshatra në Dibër

Rikthehen reshjet e dëborës, izolohen disa fshatra në Dibër

Rikthehen reshjet e borës në qarkun e Dibrës. Mësohet se reshjet kanë nisur që prej mbrëmjes së djeshme, duke shkaktuar disa probleme.

Të bllokuara janë Njësitë Lurë, Kalaja e Dodës, Ostreni Trebishti si dhe Selishta, raporton Balkan web.

Po ashtu, raportohet se të bllokuar janë edhe disa fshatra të thellë të Dibrës, ku bora arrin në mbi 15 cm trashësi. Kujtojmë se ky qark prej disa kohësh është bllokuar nga reshjet e dëborës.