SPORT, 1 Korrik 2021, 14:30

Holanda dhe Gjermania u eliminuan nga Euro 2020, Joachim Low gati të marrë drejtimin e tulipanëve

Holanda dhe Gjermania u eliminuan nga Euro 2020, Joachim Low gati të

Pas shkarkimit të Frank de Boer nga kombëtarja e Holandës, ishin disa emra që u lakuan të zinin vendin atij.

Por tashmë Joachim Low është në “pole-position”, duke sfumuar edhe ikona të tajningut si Louis van Gaal.

Low nuk do të jetë më pjesë e Gjermanisë dhe e ardhmja e tij si trajner është ende një rebus.

Gjithsesi, për momentin Low duket se nuk po mendon për stolin e Holandës, pasi ashtu siç e tha dhe vetë në konferencën për shtyp, është ende shumë herët.

Gjermania e Low u eliminua në 1/8 nga kombëtarja e Anglisë, gjithashtu edhe Holanda në fazën e 1/8 nga Çekia. Do të jetë një vals pankinash edhe për trajnerët e kombëtareve.