AKTUALITET, 1 Korrik 2019, 17:30

“Heroi i votave socialiste”, Spiropali i përvishet Metës: S’ke dritë në fund të tunelit o agresor, po të vjen treni përballë

“Heroi i votave socialiste”, Spiropali i përvishet Metës:

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur deklaratës së Presidentit Ilir Meta, i cili u shpreh me ironi se. pas zgjedhjeve të 30-qershorit do të shpikë dekoratën ‘Heroi i votave socialiste”.

Në një status në rrjetet scoiale, Spiropali e quan Metën një figurë agresive ndaj Shqipërisë Evropiane të cilit i vë edhe epitetin "Salvador Haxhi Qametaj".

“Salvador Haxhi Qametaj e ktheu deri javën e kaluar figurën e Presidentit të Republikës në një agresor ndaj Shqipërisë Evropiane.

Ndërsa qëkur nisi disfata totale është kthyer në shëmbëlltyrën e mëshirueshme të atij që qesh kot se i duket se po sheh dritë në fund të tunelit, që në fakt është treni tjetër që po i vjen përballë,”– shkruan Spiropali në statusin e saj.

Presidenti Ilir Meta komentoi ditën e sotme zgjedhjet e 30 qershorit, në të cilat opozita nuk mori pjesë. Kreu i Shtetit u shpreh me ironi se, nuk ka asnjë suprizë nga tejkalimi i planit dhe se tanimë i duhet të shpikë edhe një dekoratë të re, atë të “Heroit të votave socialiste”.