TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Tangoja vallëzohet dyshe”. Kryeministri Edi Rama ashtu si edhe gjatë fjalimit të djeshëm ka lëshuar mesazhe pjtimi të rremë ndaj opozitës. Ai tha se shpreson që PD të kuptojnë se ajo çfarë bënë ishte një katastrofë për vetë ata” gjatë një interviste dhënë për “Al Jazeera” .
Rama thotë se bojkoti i zgjedhjeve ishte vetëvrasje për opozitën, por sipas tij e ardhmja duhet parë me optimizëm dhe në funksion të paqes sociale në vend.
“Politika duhet të bëjë punën e saj për të bashkuar vendin. Por sigurisht, tangoja vallëzohet dyshe. Shpresoj që miqtë tanë në opozitë të reflektojnë për këtë dhe të kuptojnë që ajo çfarë bënë ishte një katastrofë për vetë ata”, deklaroi Rama ndër të tjera.
Të dielën, pas mbylljes së kutive të votimit, Kryeministri ftoi opozitën për dialog pa kushte, si shprehje të vullnetit për t’u angazhuar për çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Kryeministri tha se pjesë e bisedimeve mund të jetë reforma zgjedhore, por jo reforma në drejtësi.