TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edhe pas përgënjeshtrimin që i bënë mjekët e Onkologjikut në QSUT, Oriola Pampuri deputete e PD-së është e bindur se herceptina mungon për gratë e sëmura me kancer. Sipas Pampurit, mungesa e herceptinës konfirmohet nga pacientët, gratë e sëmura me kancerin e gjirit që një pjesë e të cilëve e blejnë kimio-preparatin, një pjesë tjetër ikin jashtë për t’u trajtuar, ndërsa një pjesë kërkojnë miq për t’u futur në listë.
“Nese do na kishte mbetur pak ndergjegje te pakten brenda profesionalizmit te mos perdoremi si marioneta te interesave te qeverise. Nuk mund te bejme te cuditurin apo te habiturin per te permbushur kenaqesite e bastisesve te ketij vendi. Te pakten duhet te pranojme qe brenda deklarates se mungeses se herceptines ka gjithcka te vertete pasi pacientet e pohojne dicka te tille, dhe kesaj s’mund t’i shmanget askush nga specialistet.
Herceptina vjen ne nje mase te caktuar, larg mases se nevojave te pacienteve me kancer gjiri edhe kete s’e mohojne dot profesionistet” shkruan Pampuri në rrjetet sociale.
Më herët, shefja e Onkologjikut në QSUT, e përgënjeshtroi denoncimin e deputetes së PD-së, Oriola Pampuri se herceptina mungon për një pjesë të të sëmurave me kancer. Deputetja e PD kujtoi premtimin që Rama iu dha të sëmurave me kancer se flakonët do të jenë falas, ndërkohë që sipas saj gjendja tani është ndryshe.