TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një deklaratë për mediat iu ka bërë thirrje të gjithë deputetëve , që nesër të mos votojnë ligjin për rrëzimin e Tetarit Kombëtar.
Sipas tij, çdo deputet që do të ngrejë lart kartonin, do të trajtohet si një akt terrorist shtetëror.
“PD ka një qellim të qartë dhe të pandryshuar. Ligji Rama- Fusha, duhet të rrëzohet nesër në Parlament, dua ti them çdo deputeti, që rrëzimi i Teatrit është një akt barbar. Ata duan të tjetërsojnë, gllabërojnë pronën publike. Sonte iu bëj thirrje të gjithë karton-mbajtësve, që nesër çdo kush që ngre kartonin, do të trajtohet politikisht nga opozita si terrorist shtetëror”, tha Basha.