TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me ardhjen e stinës së shirave, rreziku i përmbytjeve të rrugëve dhe bizneseve të ngritura përgjatë tyre në Durrës shtohet dhe bashkë me to edhe nevoja për pastrimin e rrjetit të kanalizimeve në qytet.
Prej ditësh, ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve ka nisur fazën e parë të pastrimit të një prej kanaleve kryesore të ujërave të larta dhe shmangur përmbytjet në rrugën “Skënderbej”. Ky kolektor i ndërtuar nga italianët në vitin 1939 ishte plotësisht i bllokuar, pasi nuk pastrohej që prej 36 vjetësh, shkruan Top Channel.
Gerald Dautaj, kryeinxhinier i UKD, shprehet: “Po bëhet pastrimi i kolektorit të ujërave të shiut, i cili është një kolektor i dimensionit 2000 mm. Ai ka që nga viti 1982 që nuk është pastruar dhe është ndërtuar që nga koha e italianëve, në vitin 1939 dhe shërbente për largimin e ujërave të shiut në këtë pjesë të qytetit. Ka qenë një kolektor i bllokuar nga aluvionet dhe dekantime të ndryshme. Faza e parë përfshin aksion nga derdhja në det deri te qendra tregtare me gjatësi 650 metër linear. Pastrimi i këtij kolektori do të eleminojë tërësisht përmbytjet në rrugën Skënderbej”.