AKTUALITET, 16 Prill 2020, 09:50

Haradinaj kujton vëllain e vrarë 21- vite më parë: U bë mburojë për popull e atdhe, që të jetojë i lirë shqiptari

Haradinaj kujton vëllain e vrarë 21- vite më parë: U bë


Ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar sot vëllain e tij Shkëlzen Haradinaj i cili u vra 21 vite më parë në betejën e Maznikut ndaj Serbisë.

Haradinaj thotë se Shkëlzeni u bë mburojë për atdhe dhe popull që sot shqiptari të jetojë i lirë. Shkëlzen Haradinaj ka qenë komandant i UÇK-së.

Ramush Haradinaj ka humbur tre vëllezër Shkëlzenin, Enverin dhe Luanin teksa sot gjallë është vetëm ai me Daut Haradinajn që janë së bashku deputetë të partisë AAK.