AKTUALITET, 8 Shtator 2018, 21:26

Korçë/ Kërcënohet me jetë gjyqtari Besnik Shehu, shkak çështjet e pronësisë

Korçë/ Kërcënohet me jetë gjyqtari Besnik Shehu,

Gjyqtari Besnik Shehu, gjyqtarë pranë gjykatës së Korçës është kërcënuar me jetë.

Gjyqtari është kërcënuar nga shtetasit Emin Myrtollari dhe Muhamet Hoxha rreth ores 8:30 të mëngjesit të sotëm.

Shtetasit e lartpërmendur e kanë kërcënuar me jetë gjyqtarin dhe familjen e tij. Shkak një çështje civile lidhur me pronësinë. Gjyqtari ka bere denoncim në komisariatin e Korçës.

Paditës: Albert Qeraxhi i cili kërkonte anullim të vendimit të komisionit për shkak se tokat e tij e kishin zënë Myrtollaret. Prefektura e qarkut Korçë ka kërkuar shpalljen e pavlefshme të akteve të marrjes të pronësisë. Është dhënë vendimi i shkallës së parë duke anulluar aktet për fshatin Porodinë. Është bërë gjykimi në apel dhe ka ngelur në fuqi. Sot çështja është në gjykatën e lartë.

Kjo çështje është dhe shkaku pse këta dy shtetas kanë kërcënuar gjyqtarin./Faxweb/