TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Xherdan Shaqirit i kanë munguar hapësirat edhe në këtë sezon të Premier League, teksa trajneri Jurgen Klop e ka aktivizuar me pikatore. Por, për fat të keq edhe dëmtimi nuk e ka lejuar shqiptarin që të pretendojë për një vend në formacion.
Nisur nga këto situata, sulmuesi po mendon seriozisht të largohet nga “Anfield” në merkaton e janarit, në kërkim të një aventure të re për të pasur mundësinë e aktivizimit me vazhdimësi, aq më tepër kur përpara është edhe kampionati europian dhe minutat do të jenë përcaktuese edhe për futbollistët që do të mbajnë peshën në përfaqësuesen e Zvicrës.
Sipas “ Football Insider”, Shaqiri është i ndërgjegjshëm që do ta ketë të vështirë të fitojë konkurrencën për një fanellë titullari me Sane dhe Salah. Në këtë formë, rruga e vetme mbetet të gjejë një opsion tjetër i cili do t’i bënte mirë për karrierën.