SPORT, 16 Nëntor 2019, 14:20

VIDEO/ Mobilizim maksimal, kampionët e botës mbërrijnë në Tiranë! Zbulohet axhenda e Francës



Franca ka mbërritur paraditen e sotme në kryeqytetin shqiptar, teksa do të akomodohet në një nga hotelet e Tiranës, për sfidën e ditës së nesërme, ndaj kuqezinjve, e vlefshme për eliminatoret e Europianit.

Pas mbërritjes në aeroportin e Rinasit me çarter, kampionët e botës, janë nisur menjëherë drejt hotelit. Së bashku me skuadrën kanë qenë të pranishëm edhe delegacioni francez. Për të pritur futbollistët i pranishëm ishte edhe Ambasadori francez në Shqipëri.

Autobusi me të cilën lëvizi Franca nga aeroporti drejt hotelit, u shoqërua nga forta të shumta RENA. Gjithashtu raportohen se ka edhe forca të shumta të policisë rrugore për të garantuar sigurinë e kombëtares franceze.

Në orën 17:00, trajneri francez Dider Deshamp së bashku me kapitenin e “gjelave” do të dalin në konferencë për shtyp në ambientet e “Air Albania”.

https://www.youtube.com/watch?v=P1nu95xs0Y0&feature=player_embedded