Duket se nuk janë bërë mirë llogaritë në lidhje me ujitjen e fushës duke qenë se impiantet e montuara janë drejtuar nga tifozët. Të vëna në kufijtë e fushës, tifozët e akomoduar pas porte janë lagur nga impiantet e ujitjes.
Të gjithë ata që ishin vendosur në unazën poshtë, janë detyruar të largohen duke shkaktuar njëkohësisht edhe një rrëmujë dhe mesa duket, gafat e stadiumit kanë nisur të dalin sheshit që në ndeshjen e parë zyrtare.