TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pretendimet e Kosovës U21 për të synuar kalimin e turit kanë pësuar një goditje shumë të rëndë sot në Ried, ku janë mundur nga Austria me shifrat 4-0, duke regjistruar humbjen e tretë radhazi në eliminatore pas asaj me Anglinë dhe me Shqipërinë.
Edhe pse me mungesa të shumta në përbërje, Kosova kishte pretendime të mëdha për këtë sfidë, por ka kapitulluar shpejt pa kushte. Raguz dhe Fridl kanë shënuar dy herë brenda 20 minutave të para duke i dhënë avantazhin kësaj skuadre e cila krijoi dhe dominoi në raste edhe në vazhdimin e ndeshjes.
Trajneri Prekazi u mundua të ndryshonte diçka, duke bërë disa zëvendësime në fillimin e pjesës së dytë, por as aktivizimi i Mustafës, Lushakut, Vitijës e më vonë Mujës e Dellovës nuk ndryshoi tablonë e ndeshjes. Përkundrazi, vendasit gjetën golin përsëri me Fridl dhe Lovriç, duke vulosur një sukses 4-0 që shuan çdo pretendim të skuadrës kosovare e trondit pankinën e Prekazit.