TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Franca do ta përdorë Shqipërinë jo vetëm si një ndeshje testuese, por dhe për t'i dhuruar emocionet e debutimit Matteo Guendouzit. Talenti i Arsenalit u grumbullua në momentet e fundit, pasi zëvendësoi të dëmtuarin Blaise Matuidi.
Trajneri Didier Deschamps ka folur për ftesën e dërguar drejt 20-vjeçarit të Arsenalit. Mesfushori mund të debutojë dhe këtë e pranon në fjalën e tij dhe numri një i stolit.
"Kjo është hera e dytë që ai është me ne, pasi zëvendëson një lojtar të dëmtuar. Rezultatet e Arsenalit nuk kanë qenë të mira, por ai ka bërë me anglezët, por dhe me 21-vjeçarët. Ai ka qenë këtu dhe më herët. Është një i ri me shumë potencial dhe pse nuk luajti në ndeshjet e shtatorit", - tha numri një i stolit.