SPORT, 17 Nëntor 2019, 23:22

Gjasula: E donim një gol, por ata janë kampionët e botës

Gjasula: E donim një gol, por ata janë kampionët e botës

Klaus Gjasula u rikthye pas pezullimit kundër Andorrës dhe ishte titullar kundër Francës. Në një prononcim për “Supersport”, ai u shpreh se kuqezinjtë mund të bënin më mirë në këtë ndeshje.

“Ishte e vështirë sepse ka futbollistë shumë të mirë dhe na krijuan situata të vështira. Humbëm 2-0 por s’ke çfarë i bën. Janë kampionë bote.

Nuk ishte paraqitja më e mirë që bëmë por e shoh kundër kujt luajtëm dhe kualitetin e ekipit. Ja bëmë pak të lehtë por ishte një festë e bukur do donim pikë por aq. Çdo ndeshje duam të shënojmë por nuk na eci dhe shpresoj të na ecë më mirë vitin tjetër”, tha Gjasula.