AKTUALITET, 12 Tetor 2020, 11:36

Koronavirusi rikthehet në spitalin e Elbasanit, infektohen dy punonjëse

Koronavirusi rikthehet në spitalin e Elbasanit, infektohen dy

Covid-19 rikthehet sërish në spitalin e Elbasanit, konfirmohen dy punonjës të infektuar.

Covid-19 kthehet sërish në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli” në Elbasan.

Abc News raporton se kanë rezultuar pozitivë një çift bashkëshortesh, ku gruaja është infermiere në repartin e Martenitetit.

Ndërsa bashkëshorti punon në recepsionin e Patologjisë. Mësohet se janë karantinuar edhe dy infermierë të tjerë, pasi kanë pasur kontakte me bashkëshortët.

Infermierët që janë karantinuar janë njëri në repartin e Urgjencës tjetri në atë të Ortopedisë.