AKTUALITET, 12 Tetor 2020, 10:48

Vështirësohet gjendja e shefit të Shërbimit të Endokrinologjisë, i intubuar niset me urgjencë drejt Turqisë

Vështirësohet gjendja e shefit të Shërbimit të


Shefi i Shërbimit të Endokrinologjisë, Agron Ylli është transportuar me urgjencë drejt Turqisë, pasi gjendja e tij shëndetësore pas infektimit është përkeqësuar ndjeshëm.

Ylli aktualisht ndodhet i intubuar në gjendje të rendë shëndetësore për jetën, raporton Fax Web.

Një numër i konsiderueshëm shtetasish shqiptarë, që kanë mundësi ekonomike, janë dërguar në Turqi për një shërbim të specializuar ndaj luftës me koronavirusin, duke përfshirë këtu dhe persona pjesë të stafit mjekësor të spitaleve shqiptare.

Situata e pandemisë në vend vijon të jetë ende shqetësuese, ku nga e enjtja e javës së ardhshme mbajtja e maskës do të bëhet e detyrueshme edhe në ambiente të hapura.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit katër persona në vend, si dhe janë regjistruar 168 raste të reja pozitive nga 943 testime të kryera.