TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka postuar një video të Kryeministrit Edi Rama, gjatë fushatës elektorale të 2017, ku premtonte se do t’u jepte fermerëve 232 milionë dollarë subvencione.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili shkruan se “ky gënjeshtar nuk ka lënë shqiptar e fermer pa mashtruar, vetëm oligarkët nuk i ka gënjyer”.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
Ja si Edi Rama mashtroi pacipësisht fermerët !(VIDEO).
Premtoi se do t’u jepte 232 milionë dollarë subvencion fermerëve gjatë katër viteve 2017 deri në 2020 dhe në fakt u dha fermerëve vetëm 30 milionë dollarë. Pra 750% gënjeshtar.
Ky gënjeshtar qe nuk ka lënë shqiptar pa mashtruar, fermer, bisnesmen të vogel të mesëm e të madh, mjek, infermier etj. Ka mbjellë vetëm mjerim në çdo shtresë të popullsisë.
Gënjeshtari vetëm oligarkët nuk i ka gënjyer.
KOHA PËR SHPAGIM !!