LIFESTYLE, 9 Nëntor 2017, 15:02

Jo vetëm Noizy, ja ç’po bën Bes Kallaku për fëmijët jetimë

Lajmi se Noizy do të ndihmojë një familje në nevojë pushtoi sot të gjitha portalet. Por një tjetër personazh i njohur i showbiz-it do të jetë pranë fëmijëve jetimë dhe është pikërisht Bes Kallaku.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Presidenti Ilir Meta i cili nëpërmjet nje fotoje tregon se Bes Kallaku ndodhet në Presidencë për “Javën e fëmijëve jetimë”. "Jo vetëm shegët e Ijes janë të mrekullueshme. Sot në Presidencë me Bes Kallakun për 'Javën e Fëmijëve Jetimë'."- ka shkruar Meta.

Për Besin nuk është hera e parë që përmendet ne lajme të tilla. Ashtu si Noizy, edhe  ai  shpesh ju është bashkuar nismave bamirëse për të ndihmuar familjet në nevojë. Ai viziton shpesh “Shtëpinë e Fëmijës”, madje një herë vendosi të kalonte edhe ditëlindjen me fëmijët jetimë. Gjithashtu, Krishtlindjet e kaluara,  aktori së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj, i shërbyen të moshuarve në një mensë në Laprakë , duke i dhuruar atyre një Krishtlindje të paharrueshme.