TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Jam ndier i ofenduar nga prokuroria dhe do duhej të isha thirrur nga ana e tyre sepse jam njeri i komunikueshëm”.
Kështu u shpreh sot në gjykatë kryebashkiaku i Lezhës Frrok Frrokaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me skandalin për pronat në bregdetin e Shëngjinit.
Avokati iu drejtua me këtë pyetje trupes gjykuese: Çfarë ka ndryshuar brenda 3 ditësh për Frrokaj sepse gjyqtari dha 2 vendime të ndryshme.
“Sipas prokurorisë Frrokaj ka firmosur dokumente pa ia kaluar ZRPP. Prokuroria dyshon se kryebashkiaku ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës bashkë me vartësit e tij. Kjo nuk mund të ndodh sepse shpërdorimi i detyrës nuk mund të bëhet në bashkëpunim dhe ju e dini këtë.
Kur ka falsifikim dokumentacioni sic thotë prokurori atherë s'mund të ketë edhe shpërdorim detyre dhe këtë e thotë neni 248 i kodit penal. Asnjë provë nuk vërteton se ato akte të marrjes së tokës në pronësi janë të falsifikuara si dhe s'ka patur dijeni për asgjë tjetër dhe s'ka as prova.
Persona të tjerë përpilojnë dokumentacionin dhe nuk mban përgjegjësi kryetari i bashkisë. Kanë qenë me vula dhe firma nga institucione të tjera dhe ata kanë emër dhe mbiemër. Falsifikatorët të mbajnë përgjegjësi dhe është absurde të mbajë përgjegjësi Frrokaj sepse as në shkallë të parë se ka thënë kush një gjë të tillë.
Kërkojmë caktim tjetër të masës së sigurisë që është detyrim paraqitje me garanci pasurore”, tha avokati.
Ndërsa Frrok Frrokaj u shpreh: Kam kërkuar ndryshimin e masës së sigurimit. Ndjehem totalisht i pafajshëm. Atmp vjen i plotësuar dhe nuk plotësohet asnjëherë nga bashkia.
Jemi thjeshtë institucion i ndërmjetëm në këtë rast Atmp ne e marrim si të ligjshme dhe të rregullt dhe kalon tek ne më shumë për vjeljen e taksës sesa për verifikim. Këtë nuk e bëjmë ne.
Qytetari që ka këtë dokument bashkia s'ka të drejtë firme. Thjeshtë ne i përcjellim në hipotekë. Atmp firmos 20 deri në 50 në ditë dhe s'kemi mundësi të shkojmë në terren dhe nuk kam komptencë”.