AKTUALITET, 3 Prill 2018, 12:49

Konfliki i pronësisë, plagoset me armë kryeplaku, arrestohet 58-vjeçari

Konfliki i pronësisë, plagoset me armë kryeplaku, arrestohet

Një konflikt pronësia ka shkaktuar plagosje e kryeplakut të fshatit Rehovë në Skrapar. Policia bënë me dije se Fatmir Cenaj 58 vjeç ka plagosur me armë zjarri 60-vjeçarin me iniciale J.B.. Autori është arrestuar.

Njoftimi

Plagos me armë zjarri për motive pronësie ish kryetarin e fshatit, Policia kap dhe arreston në kohë rekord autorin e ngjarjes.

Rreth orës 9:40, shtetasi Fatmir Cenaj, 58 vjeç, banues në fshtin Rehovë, Poliçan ka plagosur me armë zjarri për motive pronësie, ish kryetarin e fshatit shtetasin J.B, 60 vjeç, banues në Rehovë, Poliçan.

Menjëherë shërbimet e policisë organizuan punën dhe fal veprimeve të shpejta bënë kapjen dhe arrestimin në kohë rekord të autorit i cili ishte fshehur në kodrat e fshatit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma tip automatik model 56.

Shtetasi i dëmtuar u transportua me helikopter për në Spitalin Ushtarak Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.