AKTUALITET, 15 Tetor 2018, 17:19

Grupim në PS/ Veliaj e Xhafa vlerësojnë njëri-tjetrin

Nëse me pararadhësin e tij në krye të Ministrisë së Brendshme kishte një rivalitet të heshtur, nuk ndodh kështu me Fatmir Xhafën. Fjala është për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Në shumë raste ata s’i kanë kursyer elozhet në publik për njëri-tjetrin. Së fundi është Veliaj i cili falenderon nga zemra Xhafën për punën e mirë që po bën në krye të Ministrisë së Brendshme. Kryebashkiaku i Tiranës merr shkas nga një shkrim i ‘Forbes’ që e klasifikon Tiranës si një nga tre kryeqytetet më të sigurta në Evropë. Edhe pse për hir të së vërtetës kjo ha shumë diskutim, aq më tepër nëse i referohesh vrasjes së fundit në zemër të Bllokut apo edhe shumë ngjarjeve të tjera kriminale që kanë ndodhur në kryeqytetin shqiptar dhe nuk janë zbardhur nga Policia e Shtetit./LAPSI.al