AKTUALITET, 15 Tetor 2018, 16:05

Berisha feston 74-vjetorin, zbulohet dhurata që i dërgoi Meta

Ish-kryeministri, Sali Berisha feston sot 74-vjetorin e lindjes. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan ndër të tjera se: “Sot është dita e të gjitha ditëve të mia”. Berisha falënderoi familjen dhe mbështetësit e tij ndër vite për udhëtimin mahnitës që i kanë dhuruar.

Me rastin e ditëlindjes, Berishën e ka uruar sot edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Mësohet se Meta i ka dërguar Berishës një buqetë me zambakë të bardhë e trëndafila ngjyrë blu, që simbolizojnë dhe ngjyrat e flamurit të Partisë Demokratike. Burimet pohojnë gjithashtu se bashkëngjitur me buqetën me lule, Meta i ka dërguar Berishës dhe një kartolinë.