AKTUALITET, 29 Janar 2020, 14:40

Grupi B, Kupa e Shqipërisë/ Kukësi gjen avantazhin, realizon edhe Skënderbeu

Grupi B, Kupa e Shqipërisë/ Kukësi gjen avantazhin, realizon edhe


Kampionati do i lërë radhën Kupës së Shqipërisë ditën e sotme, teksa luhen ndeshjet e 1/8-tave.

Klubet të cilat aktivizohen në Kategorinë Superiore cilësohen favorite në letër për të prekur çerekfinalet, pasi ndeshen me skuadra të Kategorisë së Parë. Ndeshjet e sotme luhen të gjitha në orën 14:00 dhe janë me sistem vajtje-ardhje.

Kështu në Grupin B, Tirana e cila është edhe skuadra më në formë e Superiores me pesë fitore radhazi, kërkon të ruajë shkëlqimin edhe në Kupë. Bardheblutë luajnë në transfertën e Krujës, ku përballë janë vendasit e Kastriotit. Ndërkohë, Partizani pas dy humbjeve radhazi mund ta përdorë si llaç ndeshjen ndaj Besëlidhjes.

Tekniku Sormani gjithashtu kërkon fitoren e parë me të kuqtë. Sakaq, Teuta shkon në Shijak, ku përballë ka Erzenin. I vetmi duel ndërmjet dy skuadrave të Kategorisë Superiore është ai i Shkodrës. Vllaznia pret Flamurtarin, teksa këto dy ekipe u përballën edhe pak ditë më parë në të njëjtin stadium, e fitimtarë dolën vendasit me rezultatin 2-0.

Grupi B

Lushnja- Kukësi 0-1

Shënues: 20′ Maliqi

Besa- Skënderbeu 0-1

Shënues: 36′ Esien

Apolonia- Luftëtari 0-0