TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Klubi i Totenhem ka zyrtarizuar ditën e sotme sulmuesin më të ri të skuadrës. Bëhet fjalë për Stiven Bergvijn, i cili u transferua në Londër për shifrën e 27 milionë paundëve nga PSV. 22-vjeçari ka firmosur një kontratë pesëvjeçare, ndërsa do të mbajë veshur fanellën me numër 23.
Me ish-skuadrën e tij tashmë, PSV, Bergvijn ka koleksionuar 149 paraqitje dhe 31 gola duke fituar edhe tre herë kampionatin. Sulmuesi është kontingjent edhe i Kombëtares së Holandës. Bergvijn është shprehur i lumtur për transferimin në Premier League, duke theksuar se ka qenë gjithnjë ëndrra e tij të luante në Angli.
Sipas mediave holandeze, Totenhemi e ndjek prej vitesh sulmuesin dhe investimi nuk erdhi më kot, por sepse talenti ka bindur me cilësitë e tij. Ndërkaq, debutimi i Bergvijn me “Spurs” mund të vijë në këtë fundjavë ne ndeshjen përballë Mançester Sitit.