TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me thirrjet Jerusalemi nuk është për shitje, mijëra vetë protestuan në Gaza dhe në Bregun Perëndimor kundër planit të paqes të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump.
Ky plan parashikon integrimin e pandarë të Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit dhe gjithashtu krijimin e shtetit palestinez me një kryeqytet të ri në lindje ose në veri të Jerusalemit.
Pritet me protesta Plani i Paqes për Lindjen e Mesme i prezantuar nga presidenti amerikan Donald Trump. Mijëra palestinezë dolën në rrugët e Gazës, të Bregut Perëndimor dhe në Jerusalem për ta kundërshtuar me zemërim planin.
I zbuluar në krah të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, "Plani i Shekullit", parashikon integrimin e pandarë e të plotë Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit dhe i njeh këtij të fundit të gjitha vendbanimet e pushtuara.
Plani parashikon gjithashtu krijimin e shtetit palestinez me kryeqytet në lindje ose në veri të Jerusalemit.
“Sot, Izraeli po hedh një hap të madh për arritjen e paqes,” tha presidenti Trump të martën.
“Unë nuk jam zgjedhur për të bërë gjëra të vogla apo t’u strukem problemeve të mëdha.”
Presidenti Trump tha paketa ekonomike që shoqëron planin e tij të paqes parashikon krijimin e një milion vende të reja pune për palestinezët gjatë dhjetë vjetëve të ardhshëm, me një investim të përgjithshëm prej 50 miliardë dollarësh që do ta trefishonte Prodhimin e Brendshëm Bruto të Palestinës.
Kryeministri Netanyahu e përshëndeti planin e paqes dhe e quajti atë të madh për Izraelin dhe për paqen.
Por presidenti palestinez Mahmoud Abbas e quajti planin e Trumpit një "komplot" dhe i u përgjigj kreut amerikan e Netanyahut se të drejtat e popullit të tij nuk ishin "për shitje".
Bisedimet izraelito-palestineze u prishën në vitin 2014, dhe që në fillim ishte e qartë se plani i Trump-it nuk do t'i riniste ato.