TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vëllai i Jan Prengës ka folur me prindërit, sapo ka marrë vesh se vëllai i është marrë peng.
News 24 raporton se Astrit Prenga, i cili ndodhet jashtë ka folur me prindërit dhe i ka kërkuar atyre të mos flasin me policinë dhe se vëllai i tij ishte mirë, dhe do ta kthente sërish në shtëpi.
“U kërkon të qëndrojnë larg vëmendjes së policisë, i kërkon të mos japin detaje për marrjen peng të Jan Prengës.
Ai i qetësonte familjarët duke thënë se Jani ishte mirë dhe po mbahej peng në zonën e Shijakut”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.
Bëhet e ditur se këto telefonata janë përgjuar nga mjetet e policisë që i kishte vendosur rreth shtëpisë së familjes Prenga sapo u mor vesh për rrëmbimin.