TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 57-vjeçar me iniciale E.L ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga një lartësi në rrugën e “Kastriotëve” në Kamëz, pranë Institutit Bujqësor, teksa ishte duke punuar tek godina e një shkolle. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Sot, me datë 29.01.2020, rreth orës 13:15, në rrugën ” e Kastriotëve” duke punuar , tek godina e një shkolle aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasi E.L, 57 vjeç, ku për pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi dje në Durrës, ku brenda një kantieri në zonën e Currilave u gjet i pajetë 62-vjeçari Thoma Rusa. Blutë e Durrësit njoftuan se roja i kantierit të ndërtimit ra aksidentalisht rreth orës 23:30 nga kati i dytë.
Për këtë ngjarje janë arrestuar administratori dhe inxhinieri i firmës ndërtuese pasi kanë shkelur rregullat teknike në punë.
Sipas efektivëve bëhet me dije se në pranga kanë rënë A. J., 47 vjeç, banues në Durrës, administratori i firmës dhe E. R., 43 vjeç.