AKTUALITET, 29 Janar 2020, 13:17

“Trupin e Jan Prengës e tërhoqën zvarrë të zhveshur”, çfarë kanë fiksuar kamerat e sigurisë në garazhin e Golden Resort

“Trupin e Jan Prengës e tërhoqën zvarrë të


Referuar dosjes hetimore të prokurorisë, lidhur me rrëmbimin e më pas vrasjen e 49-vjecarit Jan Prenga, gazetarja Klodiana Lala ka siguruar edhe detaje në lidhje me provat që kanë krijuar bindjen e Policisë se 49 vjeçari ka humbur jetën.

Lala tha se kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur trupi i 49-vjecarit nxirret i zhveshur dhe tërhiqet zvarrë në garazhin e ‘Golden Resort’.

Kamerat kanë fiskuar çastin kur autorët fusin viktimën në një tjetër makinë e cila e më pas largohet nga resorti.

Autorët sakaq në kamerat e sigurisë teksa ndërrojnë rrobat e tyre dhe lajnë vendin brenda garazhdit, për të humbur gjurmët.

Referuar dosjes gazetarja Klodiana Lala tha se kamerat e sigurisë kanë rezultuar të paprekura, lëvizjet e autorëve janë fokusuar gjithashtu edhe nga kamerat e një hoteli përballë, i cili është në administrim nga një zonjë që e ka marrë me qera. Gjithashtu këto kamera janë sekuestruar nga Policia e Shtetit./BW