AKTUALITET, 27 Gusht 2021, 09:29

Aksidenti me pesë të vdekur në Qafë Muzinë, urdhër ndalimi për shoferen e “Land Rover”, flasin të mbijetuarat

Aksidenti me pesë të vdekur në Qafë Muzinë, urdhër

“Furgoni e mori kthesën gjerë dhe shoqja jonë (drejtuesja e ‘Land Rover’ frenoi për të shmangur përplasjen, ndërsa makina rrëshqiti nga lagështia.”

Kështu kanë deklaruar dy shtetaset italiane, Anna Cascavilla, 23 vjeçe, dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe, të cilat i mbijetuan bashkë me shoferen aksidentit, nga i cili pesë persona humbën jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Qafën e Muzinës.

Gjatë natës është dhënë urdhri i ndalimit për shoferen e fuoristradës, 22-vjeçaren Rexhina Çelhaka, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndërkohë që ende nuk ka dalë shkaktari i aksidentit dhe hetimet vazhdojnë.

Viktima të aksidentit ishin; Olesander dhe Tetiana Fediaieva, 53 dhe 48 vjeç, nga Ukraina, Bardhi Proda (shoferi) dhe çifti i bashkëshortëve, Fiqiri e Dritë Korçari.

Fatmirësisht nga furgoni, i cili përfundoi në humnerë doli e gjallë Gerta Kaberdini, 25 vjeçe.