AKTUALITET, 16 Gusht 2019, 20:56

VIDEO/ ‘Rama kujton se do ia hedh gjatë, ja si e mbrojti Elvis Roshin si Valdrin Pjetrin’

VIDEO/ ‘Rama kujton se do ia hedh gjatë, ja si e mbrojti Elvis Roshin

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, duke komentuar largimin si të inkriminuar të Valdrin Pjetrit nga drejtimi i Shkodrës, shkruan se se të gjithë e dinë se Edi Rama jo vetëm ka promovuar, por edhe ka mbrojtur krimin.

Këlliçi sjell si shembull mbrojtjen që Rama i bënte Elvis Roshit të cilin më pas në dritën e fakteve që provonin fajësinë e tij, iu desh ta shesë.

‘I kapur serish duke promovuar krimin, Edi Rama u mundua ta heqe pergjegjesine duke thene se fshehja e te vertetes eshte e patolerueshme, ne perpjekje per te larte duart e tij te pista. Te gjithe e dine se Edi Rama jo vetem ka promovuar, por dhe ka mbrojtur krimin dhe kurre nuk e tha nje fjale kur u faktuan trafikantet, perdhunuesit dhe kriminelet e tij ne bashki, parlament dhe qeveri.

Degjoni si e mbronte Elvis Roshin dhe kuptoni qe cdo fjale qe thote per Valdrin Pjetrin, e ka sa per t’ia hedhur dhe kesaj here, duke e ditur se fundi i tij eshte i pashmangshem. Edi Rama ia doli te zere nje vend ne historine politike te Shqiperise si njeriu qe veshi me pushtet gjithfare krimineli, nga me ordineret tek me te rrezikshmit.’-shkruan Këlliçi