AKTUALITET, 16 Gusht 2019, 21:48

Shqiptari përdhunon minorenen në dhomën e hotelit ku punonte

Shqiptari përdhunon minorenen në dhomën e hotelit ku punonte

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën që lamë pas në qytetin Dassia në Greqi, ku një shqiptar i moshës 32 vjeç ka përdhunuar një vajzë 14 vjeçare.

Shqiptari është dërguar sot në Prokurori ku ka pranuar përdhunimin.

Sipas mediave vendase, ngjarja raportohet të ketë ndodhur të mërkurën në mëngjes në një dhomë hoteli në Dassia, në ishullin e Korfuzit.

Shtetasja e abuzuar thuhet se është me origjinë britanike dhe ndodhej në ishull me pushime me familjen e saj.

Ndërsa shqiptar kishte vite që punonte në ishull dhe ishte punonjës i hotelit.