SPORT, 14 Qershor 2018, 22:48

Griezmann mban fjalën… lajmëron vendimin e tij!

Tani nuk ka dyshime. Antoine Griezmann do të qëndrojë tek Atletico Madrid. Ashtu siç e kishte lajmëruar në fillim të ditës, sulmuesi francez ka bërë të ditur vendimin e tij përmes një postimi në Twetter dedikuar Colchoneros: “Mbështetësit e mi, skuadra ime, shtëpia ime!” Një mesazh dashurie që nuk lë hapësirë për dyshime.
Antoine Griezmann @AntoGriezmann

Mi afición, mi equipo, MI CASA! @atleti ?⚪? Mes supporters, mon équipe, MA MAISON ! @AtletiFR ?⚪? My fans, my team, MY HOME!!! @atletienglish ?⚪?

Kanë mbetur të zhgënjyer në Barcelonë ku e prisnin prej muajsh të tërë. Kujtojmë se Antoine Griezmann është një nga lojtarët më të mirë të Colchoneros me të cilët regjistron 112 gola në të gjitha kompeticionet që kur mbërriti në 2014-ën nga Real Sociedad.