TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy gola nga Denis Çerishev – njëri më i bukur se tjetri – të shoqëruar edhe me rrjetën e Gazinskjit, autor i golit të parë të Botërorit, si dhe me kryeveprat e Dzyuba dhe Golovin (gjuajtje e lirë), i dhuruan një fitore komode 5-0 Rusisë ndaj Arabisë në ndeshjen hapësë të Botërorit “Rusi 2018” që nis sot.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i shijoi golat dhe kamerat e foksuan atë sa herë që shënoheshin golat, në shoqërinë e presidentit të FIFA-s, Xhani Infantino dhe Princit të Kurorës të Arabisë Saudite të pranishëm në lozhën kryesore të “Luzhnikit”.
Një ndeshje me shumë pak cilësi, sidomos nga ana e Arabisë Saudite, ndërkohë që Rusia shfaqet si pretendente, sidomos në grupin A, ku bëjnë pjesë edhe Egjipti dhe Uruguai./TPZ.AL/