Janë zbardhur tashmë formacionet zyrtare të ndeshjes së hapjes së Botërorit, Rusi-Arabia Saudite. Organizatorët kërkojnë një debutim me fitore dhe për këtë arsye trajneri Çerçesov ka menduar për një skuadër më sulmuese.
Në fushë zbresin nga minuta e parë Golovin, Xagojev dhe Samedov, të cilët do të jenë në mbështetje të sulmuesit Smolov. Po ashtu, në mbrojtje luan Fernandes dhe jo Kudrashov, ndërsa në mesfushë ka vend për Gazinskij.
Formacionet zyrtare
Rusia: Akinfejev, Samedov, Fernandes, Ignasheviç, Kutepov, Zhirkov, Zobnin, Gazinskij, Xagojev, Golovin, Smolov. Trajner: S.Çerçesov.
Arabia Saudite: Al Muaiouf, Al Burayk, Al Dawsari, Al Faraj, Al Jasim, Al Sahlawi, Al Shahrani, Al Shehri, Haosaei, O.Hawsawi, Otayf. Trajner: J.Pici.
