SPORT, 14 Qershor 2018, 17:27

Botërori “RUSI 2018”, Robin Ulliam dhe Aida Garifullina elektrizojnë tifozët

Botërori “RUSI 2018”, Robin Ulliam dhe Aida Garifullina

Moska startoi këtë të enjte  botërorin “Rusi 2018”. Këngëtari Robin Ulliam dhe sopranoja ruse, Aida Garifullina elektrizuan stadiumin “Luzhniki.

Një atmosferë festive që ngriti në këmbë të gjithë tifozët e pranishëm në stadium për ndeshjen Rusi-Arabia Saudite. Gjithçka nën masa të rrepta sigurie.

Shteti organizator, Rusia paralajmëroi të gjithë qytetarët si dhe banorët përreth stadiumit të mos dalin në ballkone apo dritare për të parë ndeshjen.

Snajpera dhe forca të shumta policie janë pozicionuar në pikat kyce rreth “Central Stadium”.