SPORT, 14 Qershor 2018, 10:55

Parashikimi profesor Sakit: Favorite është Spanja, pavarësisht kaosit

Parashikimi profesor Sakit: Favorite është Spanja, pavarësisht

Botërori i Rusisë starton sot dhe parashikimet e specialistëve gjithmonë marrin vëmendje, aq më tepër kur bëhet fjalë për profesorë të futbollit, siç është i mirënjohuri Arrigo Saki, ish-trajner i Milanit dhe Italisë.

Në një intervistë për “LaVerita”, ish-trajneri evidenton Spanjën si favorite kryesore për të fituar Kupën e Botës. “Pavarësisht kaosit, mendoj se Spanja është favorite për ta fituar Botërorin e Rusisë. Po, shkarkimi i trajnerit Lopetegui mund të jetë një problema, por futbolli spanjoll ka një stil të vetin tashmë. Dhe duke gjykuar nga ky fakt, e ka më të lehtë të gjejë zgjidhje. Spanjë është favorite”, – ka thënë mes të tjerash Saki.

Po ashtu, ai është shprehur se Brazili mbetet një nga kandidatët e fortë për të fituar Kupën e Botës për herë të 6-të.