AKTUALITET, 19 Maj 2019, 12:11

“Greqia, shtëpia ime e dytë”/ Biseda e shqiptarit me Mitsotakis


Kreu i Demokracisë së Re në Greqi, Kyriakos Mitsotakis gjatë një vizite në Kretë ka zhvilluar një bisedë të shkurtër edhe me një shqiptar.

“Greqia është shtëpia ime e dytë. Unë jam shqiptar dhe unë votoj për Demokracinë e Re.

Jetoj me familjen dhe dy fëmijët. Ligjet janë të nevojshme, në mënyrë që të mund të jetojmë siç duhet, por duhet të zbatohen”, i tha ai.

Ndërsa Mitsotakis u pajtua me deklaratën e tij se është e nevojshme që ligjet të zbatohen dhe u zotua se me Demokracinë e Re në qeverisje gjërat do të ndryshojnë.

Lajmi ka gjetur pasqyrim edhe në mediat greke.