AKTUALITET, 19 Maj 2019, 10:53

E rëndë në Vlorë/ Fëmija dy vjeçar bie nga ballkoni

E rëndë në Vlorë/ Fëmija dy vjeçar bie nga


Një fëmijë 2 vjeçar ka përfunduar në Spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia lokale bën me dije se i mituri me iniciale S.B., banues në lagjen “Kushtrimi” të qytetit, ka përfunduar në spital rreth orës 09:00 të mëngjesit të kësaj të diele.

Sipas deklarimeve të familjarëve, fëmija i mitur ka rënë nga ballkoni i banesës së tij, kati 2-të.

Vazhdojnë veprimet e mëtejshme procedurale.