AKTUALITET, 2 Nëntor 2018, 22:03

Basha: Xhafaj u largua nga Rama pasi humbi luftën e bandave me Dakon dhe Tahirin

Basha: Xhafaj u largua nga Rama pasi humbi luftën e bandave me Dakon dhe

Kreu i opozitës deklaroi sot nga emisioni ‘Zonë e Lirë’ se largimi i Fatmir Xhafajt erdhi pas përplasjes me bandën e Vangjush Dakos.

Ai tha se Xhafaj ra pas përplasjes së bandave politike me njëra-tjetrën.

"Në thelb kjo është përplasje bandash politike. Në një krah bandat e Tahirit dhe Gjushit u përplasën me bandën e Xhafajt. Kjo ishte përplasje bandash për pushtet. Rama mbrojti Dakon. Sot kemi një kryebashkiak siç është Dako që është kapur nga përgjimet duke bashkëpunuar me bandat dhe akoma është i lirë. Të gjithë e dinë se çfarë bën dako në Durrës, ai është shumë i rëndësishëm për Dakon. Përpjekja për të mbrojtur Dakon e ka çuar të kërcënojë Xhafën me një tjetër dosje", tha Basha.