AKTUALITET, 2 Nëntor 2018, 21:48

Basha tregon se nga i vijnë informacionet për Vangjush Dakon

Basha tregon se nga i vijnë informacionet për Vangjush Dakon

Kreu i PD Lulzim Basha ka treguar se nga i vijnë informacionet për personat e implikuar me krimin, siç ishte rasti i dokumenteve për Vangjush Dakon.

Gazetari Arjan Çani e pyeti kryedemokratin se nga i gjejnë këto informacione, sepse të gjithë e dinë që Berisha ka qytetarin dixhital, duke ngritur dhe hipotezën mos ka rrjedhje nga brenda Qeverisë.

Arjan Çani: Ku i gjen gjithë këto informacione, se nuk ma ha mendja se investigoni.

Besoj se, është një strukturë që nxjerr informacione nga brenda qeverisë, i’a thashë dhe Ramës kur e kisha këtu.

Basha: Jo jo, se një organizatë kriminale sado e keqe nuk e dëmton veten. Faktet janë në dritën e diellit, nuk është e vështirë.