AKTUALITET, 23 Dhjetor 2020, 14:17

Kufizimet e reja/ Mesha e Krishtlindjeve do të mbahet nesër në orën 18:00

Kufizimet e reja/ Mesha e Krishtlindjeve do të mbahet nesër në

Mesha e Krishtlindjeve në Katedralen e Shën Palit do të mbahet në orën 18:00 si pasojë e masave të reja kufizuese të vendosura nga Komiteti Teknik për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Mesha ishte parashikuar të mbahej në mesnatë sipas traditës por duke qenë se lëvizja e qytetarëve në këtë orë është e ndaluar, Kisha ka vendosur zhvillojë atë gjashtë orë përpara. Kjo pasi nga dita e nesërme e deri në 4 Janar ora policore do të afrohet në orën 20:30.

Vendimi i Komitetit të Ekspertëve solli edhe reagimin e Imzot George Frendos i cili me një letër drejtuar kryetares së këtij komiteti Mira Rakacolli deklaroi se ku vendim diskriminon katolikët.

Por nuk qe i këtij mendimi, Rakacolli, e cila deklaroi se kjo bëhet për të ruajtur shëndetin e qytetarëve pasi në periudhë festash janë më të prirur të grumbullohen pa distancë.