TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Futbollisti i njohur Granit Xhaka dhe Leonita Lekaj kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë sot (e martë) në Londër.
Çifti në fjalë, gjatë verës së vitit 2017 kishin organizuar një ceremoni shumë private në Kosovë, ku edhe kemi pasur mundësinë t’i shohim me kostumin e dhëndrit Granit, dhe Leonitën nuse me vellon e bardhë.
Dhe së fundmi ata kanë vendosur, që këtë martesë ta kurorëzojnë zyrtarisht.
Ka qenë Leonita, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram imazhe nga momenti i nënshkrimit, ndërsa ka marrë komente të shumta urimi nga ndjekësit e saj.
Çifti dukeshin shumë bukur dhe në harmoni me njëri-tjetrin. Leonita dukej elegante me një fustan ngjyrë kafe, ndërsa akoma edhe më me stil dukej Graniti me një kostum blu.
Ky i fundit, në Instagram ka shkruar se data e sotme përkon me tre vjetorin e njohjes mes çiftit.
“Sot ne nuk jemi vetëm tri vite të mrekullueshme bashkë… Sot ajo është bërë Znj. Xhaka” (sic.), ka shkruar Xhaka në Instagram.
Futbollisti shqiptar me pasaportë zvicerane luan në ekipin e Arsenalit që nga viti 2016.
[gallery ids="57040,57041"]