AKTUALITET, 20 Shkurt 2019, 15:29

Gramoz Ruçi njofton konferencë për mediat.Çfarë pritet të ndodhë?

Gramoz Ruçi njofton konferencë për mediat.Çfarë

Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi, pritet të japë një deklaratë ditën e sotme në orën 17.00 në kryesinë e Kuvendit. Kjo deklaratë e Ruçit vjen një ditë para protestës që pritet të mbajë opozita para Parlamentit e cila është njoftuar për të nisur në orën 10:00.

Sot me anë të një njoftimi zyrtar në faqen online të parlamentit, Kuvendi njofton se nesër mbahet seanca, por publikon vetëm rendin e ditës dhe jo orarin e diskutimeve. Seancat nisin vazhdimisht në orën 10.00 paradite, megjithatë, Ruçi nuk e ka vendosur ende orarin e mbajtjes së seancës, si duket për një shmangie të mundshme me protestuesit e opozitës.